Ndërtimi ka probleme edhe në ato vende që na bëjnë leksione/ Rama: E neveritshme që sektori futet në kornizën e krimit, punë e madhe fort për ata që s’duan të pranojnë suksesin e Shqipërisë

Në një bashkëbisedim për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare, kryeministri Edi Rama, u shpreh se sektori i ndërtimit ka probleme, sikurse në vende të tjera, por shtoi se është janë të neveritshme dhe të papranueshme tentativat për ta futur këtë sektor në kornizën e krimit.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se jo çdo gjë në këtë sektor është e pastër, por shtoi se është e papranueshme që të hidhet baltë ndaj këtij sektori.

Të lidhura

None found

Sipas tij, vendi ka shënuar një sukses në sektorin e ndërtimit, ndërsa shtoi se për disa është e pamundur që ta pranojnë këtë gjë.

“Është një sektor që merr në mënyrë të vazhdueshme goditje, sulme e baltë dhe që lëndon një numër të madh protagonistësh të tij. As nuk e vë në diskutim që edhe në sektorin e ndërtimit, si në çdo sektor tjetër, ashtu sikundër në Shqipëri dhe në vende të tjera, përfshirë edhe vende që na bëjnë leksione neve ka probleme neve dhe problemet që patjetër që janë më të mprehta në disa raste se sa janë në vende të tjera.

Jo çdo gjë në sektorin e ndërtimit është e pastër, e qartë si drita e diellit dhe e çmuar si djersa e dhjetëra mijëra njerëzve që japin jetë këtij sektori. Por ama këtë sukses evident të Shqipërisë, transformim të Shqipërisë që sektori i ndërtimit e bën të dukshëm e të prekshëm, sa vjen në Shqipëri ta fusim në kornizën e krimit është diçka e neveritshme dhe e papranueshme. E ka të vështirë të tjerë që na vizitojnë dhe që të besojnë se si ka mundësi që Shqipëria mund të bëjë ndërtime të tilla.

Ka shumë arsye pse Shqipëria mund të bëjë ndërtime të tilla dhe janë arsye të lexueshme nga ata që duan t’i lexojnë siç janë. E pamundur për disa që ta pranojnë suksesin e Shqipërisë po punë e madhe fort, e pamundur për ne që të pranojmë që shumica dërrmuese e atyre që investojnë në ndërtim të futen në kthesën e baltës për disa që mund të jenë patjetër ashtu siç thuhet, por jo për të gjitha”, tha Rama.


Shtuar 9.04.2026 14:57