Rritja e pagave në sektorin publik/ Rama: Gocat e reja s’duan të ulen në makinat qepëse

Në konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët, Kryeministri Edi Rama, deklaroi se rritja e pagave në sektorin public, nxit dhe tregun privat.

Ai tha se pavarësisht ndërhyrjeve, ka ende informalitet.

“Ju merrni paga më shumë seç deklaroni. E lëmë kështu, që ju të gjithë merrni paga të deklaruara. Ky do të ishte lajmi i vërtetë sot. Por sidoqoftë, nëse merrni pagat që deklarohen, jeni përjashtim. Edhe pse ka pasur formalizim të pagave, ka ende informalitet. Në ndërtim pagat janë më të larta se sa deklarohen. E imagjinoni ju një vajzë të re të ulet në makinë qepëse atje ku po dalin gratë në pension për atë pagë? Kurrë. S’ka më avantazh të mirë pune pa cilësi. Jo vetëm që sektori privat është gati, por po e bën këtë gjë. Shqetësimi është se një pjesë e kësaj gjëje bëhet në mënyrë informale. Rritja e pagave në sektorin publik na ka treguar në mënyrë të përsëritur se e nxit sektorin privat”, theksoi Rama.


Shtuar 30.12.2023 14:07