Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55 të ditës së djeshme, ku një automjet me drejtues shtetasin XH.M, përplasi një motor me drejtues shtetasin S.K, 15 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë menjëherë, ndërsa i mituri tjetër D.H u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Për fat të keq ai nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur hetimiet përt zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com