Ndërron jetë 25 vjeçari nga Tetova, u godit nga rrufeja

Dje (18-korrik) në orën 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në lokalitetin “Karabunar” zona e fshatit Urviç të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i 25-vjeçarit E.O. nga Palishti i Poshtëm i Tetovës, i cili kishte qenë i goditur nga rrufeja dhe kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Vdekja është konstatuar nga mjeku ligjor, kurse Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer inspektimin e plotë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi iu dorëzua familjes.


Shtuar 19.07.2021 16:29