Ndërpritet përdorimi i WhatsApp në këtë seri iPhone-sh

WhatsApp së shpejti do të ndalojë së funksionuari në disa modele të caktuar iPhone.

Nga 24 Tetori, platforma e kompanisë Meta nuk do të suportojë më pajisjet që përdorin sistemin operativ iOS 10 dhe iOS 11.

Përdoruesit e iPhone 5 dhe 5c, të cilët nuk përdorin sistemin iOS 12 duhet të marrin një celular të ri ose të kërkojnë aplikacione alternative.

Modelet e iPhone 5s dhe 6 mund të vazhdojnë të përdoren nëse kryhet përditësimi i sistemit operativ.

Në celularët iPhone 6s si dhe modelet më të reja  funksionon iOS 15. Ndërkohë, përditësimi i ri iOS 16 do të jetë i disponueshëm për iPhone 8 e më tej.

Shtuar 5.09.2022 13:26