Numërimi i votave është ndërprerë në Shijak.
Në 17 kutitë e para të votimit që i përkasin njësive administrative Maminas dhe Gjepalaj rezulton fituese PS.
Pas përfundimit të këtyre njësive Komisioni i ZAZ nr.25 vendosi të ndërpresë numërimin për ta rifilluar pas mesditës. Kanë mbetur për t’u numëruar votat e qytetit të Shijakut dhe njësisë Xhafzotaj, që kanë dhe numrin më të madh të votuesve dhe qendrave të votimit.
Maminas
PS 1461 vota
PD 653 vota
LSI 75 vota
Gjepalaj
PS 987 vota
PD 834 vota
LSI 281 vota