“Nder i Kombit”, ndahet nga jeta valltarja Lili Cingu

Shuhet valltarja Lili Cingu, “Nder i Kombit”!

Cingu është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Liljana Cingu ishte valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ajo u nderua nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare.

Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj.

Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur.

Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.

/albeu.com


Shtuar 5.02.2024 19:25