Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, reagon Basha: Një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të madh shqiptar, Mirush Kabashi.

Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe e quan Kabashin një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptar.

“I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit.

Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh.

U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.


Shtuar 5.12.2023 09:52