Ndarja nga jeta e ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, mesazhi ngushëllues i Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld.

Basha shkruan se sekretari Rumsfeld do të përkujtohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kontributi i të cilit ka qenë i paçmueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.

Më tej ai iu shpreh ngushëllimiet, familjes, miqëve dhe popullit amerikan

“Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, përfaqësues i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurtë, më të lirë dhe demokratike. Sekretari Rumsfeld do të përkujtohet dhe nderohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kontributi i të cilit ka qenë i paçmueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Mirënjohje dhe nderim të thellë për këtë kampion të lirisë dhe ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit amerikan! U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.

Donald Rumsfeld, i cili shërbeu dy herë si sekretar i mbrojtjes si dhe konkurroi si kandidat për president i Shteteve të Bashkuara, u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Rumsfeld, një ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes gjatë presidencës së George Ë. Bush, dhe njihet si një nga arkitektët kryesorë të luftës në Irak dhe Afganistan.


Shtuar 1.07.2021 08:52