Delegacioni i OSBE në Shqipëri ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish presidentit Bujar Nishani.
Përmes një postimi në Twitter, përfaqësuesit e OSBE nëShqipëri, shprehen të hidhëruar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish presidentit Nishani.
Postimi i Plotë:
Jemi të hidhëruar nga humbja e parakohshme e Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet tona të ndiera për familjen, të dashurit e tij dhe mbarë popullin shqiptar.
Kujtojmë se Nishani ndërroi jetë pasi prej muajsh ndodhej i shtruar në një spital në Gjermani dhe vuante nga një sëmundje e rëndë./albeu.com/