Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur se pas ndarjes nga jeta të socialistit Bashkim Fino si pasojë e COVID-19, mandati i deputetit i kalon Gentiana Cakranit.
KQZ mori vendimin që mandati i deputetit t’i jepej Cakranit, pasi është kandidatja vijuese në listën e partisë Socialistë për qarkun e Fierit .
Bashkim Fino ndërroi jetë në fund të marsit pas një beteje të vështirë me COVID-in. 29 marsi u shpall ditë zie, ku flamujt e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë.