Ditën e djeshme u nda nga jeta artistja e njohur Edi Luarasi.
Sot ka qenë artisti Bujar Kapexhiu që ka kujtuar veprën e saj dhe atë që ajo përfaqësonte si njeri.
Të lidhura
None found
Kapexhiu ka folur me lëvdata për artisten dhe është shprehur se ajo ka lënë gjurmë të thella në ekran e në teatër.
Reagimi i Kapexhiut:
Është i dhimbshëm casti kur të takon të flasësh për një njeri të dashur që largohet, ajo nuk është më. Ka lënë gjurmë të thella, në ekran dhe në teatër. Nga qielli i shkëput ylli më i shëndritshëm, jam i sigurtë që shumë dhimbje kanë artistët për atë që u largua por dhe spektatorët që kanë shijuar veprat e saj. Të shprehim që Edi e dashur të jetë drejt parajsës./albeu.com/
