Ndahet nga jeta poeti i njohur korçar

Poeti i njohur korçar Ylber Merdani, ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ylber Merdani, është pinjoll i një prej familjeve me të njohura qytetare korçare, jeta e së cilit ashtu si e gjithë familjes ka kaluar mes një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh.

Që në rini mësuesi Ylber Merdani, ka provuar burgosjen politike e më vonë për shumë vite edhe internimin në fshatin Shtyllë të Vithkuqit, ku ka gjetur pjesen me të madhe të fisit të tij.

Të lidhura

None found

Në Shtyllë mbi të gjitha gjeti Shpresën, vajza e cila e priti për të lidhur martesë me korçarin e njohur aty ku lindën një vajzë e një djalë.

Pas vitit 1991 rikthehet në Korçën e tij, për t’u përkushtuar me se shumti poezisë dhe shoqatës së përndjekurve politikë.

Gjatë këtyre viteve, ka botuar shumë libra me poezi dhe tregime nga tmerri i burgjeve politike. Ylber Merdani, ka qenë pjesë e revoltës se SPAÇ-it.

Ylber Merdani, është një nga të mbijetuarit e krimeve komuniste dhe një nga dëshmitarët okularë dhe pjesëmarrës të revoltës në burgun e Spaçit, ku dëshmon se si burgu menjëherë pas revoltës, u vu në gjendje gadishmërie, duke bërë tortura nga më të tmerrshmet, deri në ekzekutim të atyre që ishin organizatorët e revoltës.


Shtuar 11.03.2024 11:31