NASA ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar Pele, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes në moshën 82-vjeçare. Agjencia hapësinore ka postuar një foto të një galaktike në Twitter, e cila mban ngjyrat e Brazilit (të verdhë dhe blu).
“Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit” , thuhet në postimin e publikuar në Twitter.
We mark the passing of the legendary Pelé, known to many as the king of the “beautiful game.” This image of a spiral galaxy in the constellation Sculptor shows the colors of Brazil. pic.twitter.com/sOYfKdTeAJ
— NASA (@NASA) December 29, 2022
Kush ishte Pele?
I lindur më 23 tetor 1940 në Tres Coracoes, Enjon Arantes Don Nacismento, siç quhej, e kapi topin nga babai i tij, i cili luante për Atlético Mineiro. Në vitin 1956, pas një sërë refuzimesh, ai u pranua nga Santos, duke nisur prej andej karrierën e tij të gjatë.
Pak para se të mbushte 17 vjeç ai u thirr në ekipin kombëtar, duke shënuar në debutimin e tij kundër Argjentinës dhe para se të mbushte moshën madhore ishte në skuadrën e “selesão” për Kupën e Botës në Suedi.
Rekordi i tij – 1281 gola në 1363 ndeshje – nuk është tejkaluar deri më sot, ndërsa do të hyjë në histori edhe si futbollisti që ka fituar tri herë Kupën e Botës (1958, 1962 dhe 1970), herën e parë në fakt, vetëm 17 vjeç.