Nard Ndoka zbulon se si do jetë emri i koalicionit me të cilin do futet Berisha në zgjedhjet e 14 Majit

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi se emri i koalicionit me të cilin do të futet PD e Berishës dhe katër parti të tjera në zgjedhjet lokale të 14 majit, me shumë mundësi do të jetë si ajo e 6 marsit, “Shtëpia e Lirisë.”

Në një intervistë për Panorama TV, Noka tha se grupimi i Alibeajt po i shërbesh haptazi Ramës.

Si do jetë logoja dhe emri i koalicionit?

Ndoka: Do jenë maksimumi 4-5 parti se kodi zgjedhor s’të jep hapësirë më tepër. Emri do jetë ai i koalicionit të 6 marsit megjithatë po punohet dhe për emrin. Specialistët po merren me logon dhe emrin e gjërat teknike. Nuk është kaluar akoma për pjesën e listave që është hapi i parë që ne të biem dakord, pastaj përfaqësimi me lista që nuk e shoh pengesë të madhe pavarësisht se interesi i partive është të dalim me listat tona në gjithë Shqipërinë.

Kush përfiton nga mosregjistirmi i PD?

Ndoka: Edi Rama përfiton e ato tinëzarët që bëjnë gjoja sikur kërkojnë të futen në zgjedhje. Basha në 2017 kishte vulën, logon, popullin dhe i humbi zgjedhjet. Këto po tentojnë t’i shërbejnë Ramës me gjithë mënyrat.

Grupiimi i Alibeajt s’ka asnjë ndikim tani, nëse AliBasha nuk regjistrohet i shtohet një mundësi opozitës të ketë komisioner që ta kontrollojnë procesin 100%. Mund të ketë përplasje mosmarrëveshje divergjenca punohet për to, por kur mban peng minoranca vullnetin e demokratëve e vazhdon t’i shërbesh haptazi tashme është e qartë që i shërben hapur kryeministrit. Po do ishte më e drejtë nëse Alibeaj të krijonte një tjetër parti politike. Që e mban peng vulën me mbështetjen e kryeministrit dhe kjo është akoma më e rëndë. Dhe sikur të kesh një % të drejtë është e paprecedentë që një vit gjykatat mbajnë peng partinë më të madhe të opozitës.


Shtuar 15.03.2023 12:45