Nard Ndoka: Prej Lulzim Bashës nuk jam në parlament

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka akuzuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha, që sot ai nuk ndodhet në ulëset e parlamentit.

I ftuar në emisionin ‘Bardh a Zi” në Abc, Ndoka tha se Basha u tregua i pabesë me alternativën demokristiane, duke theksuar se nga ana e tij ai i qëndroj besnik vendimeve të opozitës siç ishte dhe djegia e mandateve.

“Zoti Basha u tregua i pabesë. Doktori po rikthehet po i merr partinë. Por Basha u tregua i pabesë me alternativën demokrasitiane. Prej Bashës PDK nuk hyri në parlament. Unë prej tij dorëzova mandatin, i ndejta dhe katër vjet në opozitë”, u shpreh Ndoka.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit Nard Ndoka kandidoi nën logon e PD-së, duke u renditur i 8-ti në listë./abcnews.al


Shtuar 20.04.2022 22:54