Napoli është në kërkim të një sulmuesi, pasi Osimhen mund të jetë i sakrifikuari nga klubi napoletan në merkaton e verës, ku disa klube angleze janë të gasthsme të ofrojnë 100 milionë euro për nigerianin.
Klubi italian në listë ka edhe sulmuesin e kombëtares tonë, Armando Broja, por për të arritur tek ai do të jetë e vështirë pasi Chelsea ende nuk ka vendosur se ccfarrë do të bëjë me bomberin shqiptar.
Për këtë arsye, drejtuesit e Napolit kanë futur në listën e dëshirave dhe Giovanni Simeone.
Hellas Verona dëshiron ta blejë përfundimisht kartonin e djaloshit, por sipas “AS”, Napoli është futur seriozisht në garë për shërbimet e tij./ h.ll/albeu.com