Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Nasip Naço, ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshit, ku i ka kërkuar të likuidohen pagat e punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit.
Ministri Peleshi, njoftoi se ditën e djeshme u miratua në Këshillin e Ministrave pr ligji për pagesat e punonjësve, që dot ë kalojë në Kuvend.
Naço i ka drejtuar disa pyetje, teksa i kërkon zgjidhje për qytetarët e Poliçanit, për të marrë pagat.
“I nderuar z.ministër, pyetjet e mia janë në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë si dhe a është menduar nga ju rivënia në punë e industrisë ushtarake, ish-kombinatit mekanik të Poliçanit.
A ka patur propozime për të marrë me koncesion sektorë të industrisë ushtarake nga kompani të huaja apo vendase për t’i vënë në punë në përputhje me ligjin duke garantuar sigurinë kombëtare
Dhe e treta, ju keni propozuar një projektligj për pagat e prapambetura të punonjësve dhe ish-punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit, për përmirësimin e statusit ekonomik, dua të di çfarë është bërë në lidhje me këtë projekt ligj? Akoma nuk keni përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese për pagat e prapambetura të tyre. E keni lënë në konservim prej disa vitesh.
Ministër këta janë kërkesat për pagat për rreth 241 punonjës, çfarë t’u them që presin lajme. Si të justifikohem para tyre, kur më pyesin si ata të Ballshit janë mbështetur nga qeveria dhe ne nuk mbështetemi? Si t’u përgjigjem? Të fshihem? T’u them të ikin nga Poliçani, t’u them të bllokojnë rrugën apo të vijnë te Ministria e Mbrojtjes? Kjo është një pyetje që duhet t’i jepni zgjidhje”, tha Naço.