“Na qeshën e përqeshën”, Rama u përgjigjet kritikëve: Pse është vonuar lëshimi i satelitëve në hapësirë

Qeveria ka nënshkruar sot Kontratën e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc.

Në një konferencë për media, Rama u është përgjigjur kritikëve se pse është vonuar lëshimi i satelitëve dhe gjithashtu k folur dhe për dronët e armatosur që pritet të sigurohen shumë shpejt.

“Satelitet shumë shpejt dp të pasohen nga dronët, të cilët kemi vendosur t’i  kompletojmë dhe ti marrim të armatosur. Ato janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial. Por ato kanë një tërësi funksionesh në përputhje me satelitet, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme duke bërë thellime të të dhënave. Do t’i kemi shumë shpejt. Proceset janë të tilla që jo gjithmonë mbyllen kur  e parashikon, sepse kanë burokraci dhe pengesa të papritura. Këtë e kam për rata që filluan të qeshin e përqeshin kur vonuam lëshimin e satelitëve për shkak të pengesave objektive. Por sot jemi këtu me një rezultat pozitiv të lehtësuar. Shqipëria janë më të fortë me këto instrumente, me satelite me drone dhe me bazën e re teknologjike që krijohet hap pas hapi”, tha Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/824249865604493


Shtuar 29.09.2022 10:45