Myslimanët shqiptarë solidarizohen me ngjarjet e rënda në Palestinë, ngrenë flamurin e tyre në shesh

Sot mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Fitër Barjamin në “Sheshin Skënderbej” në qendër të Tiranës. Por, ajo që ra në sy ishte një besimtare e cila në duar mbante flamurin e Palestinës, duke solidarizuar me vendin ku ditët e fundit kanë humbur jetën shumë palestinezë pas sulmeve nga izraelitët.

Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve është shkallëzuar në mënyrë të rrezikshme, pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, aviacioni ushtarak izraelit u kundërpërgjigj me sulme hakmarrëse.

Dhuna nisi disa ditë më parë në xhamin Al-Aqsa, ku policia izraelite gjuajti me plumba gome dhe granata trullosëse, ndërsa palestinezët hidhnin gurë dhe shishe.

Tensionet janë rritur për shkak të dëbimit të mundshëm të palestinezëve nga toka e pretenduar nga kolonët hebrenj./albeu.com

Shtuar 13.05.2021 08:05