Municion luftarak e ndërtim pa leje në zonën e mbrojtur, lirohet nga burgu biznesmeni në Sarandë

Biznesmeni Aleksandër Rica, i dënuar për ndërtim pa leje dhe për municion luftarak është lënë i lirë nga Gjykata e Sarandës.

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për disa nga personat e arrestuar ditët e fundit në qytetin bregdetar. Kështu, biznesmeni Aleksandër Rica, 49-vjeç, i arrestuar për 3 ndërtime pa leje në kurorën e qytetit, që cilësohet zonë e mbrojtur, është lënë i lirë nga Gjykata kundrejt garancisë pasurore 10 mijë euro.

Megjithatë, ndaj tij do të rëndojë masa e sigurisë “detyrim paraqitje 2 herë në muaj në policinë gjyqësore”. Nga 6 të arrestuarit për vjedhje në Sarandë, vetëm 4 janë lënë në burg.

Nazmi Lici, Ani Lici, Erion Bylykbashi, të tre nga Elbasani, dhe Andon Qurku nga Saranda, janë dërguar në paraburgim në masën “Arrest në burg”, ndërkohë që janë liruar Renato Vezelaj nga Tirana dhe Jolian Hilan nga fshati Gjashtë i Sarandës.

Këta dy të fundit janë lënë të lirë kundrejt garancisë pasurore 300.000 lekë të reja, por ndaj tyre do rëndojë masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”./albeu.com