Gushti ka nisur me nisur me masa ajrore të nxehta, duke sjellë dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, në shumë zona temperaturat do t’i afrohen sërish vlerave 37-38 gradë Celsius, me pikun e të nxehtit në zonat e ulëta dhe ato të brendshme të territorit.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 18 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa gjatë mesditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 38°C.
Të lidhura
None found
Era do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit. Ndërkohë, në zonat bregdetare deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët.
Kushtet e qëndrueshme atmosferike pritet të mbajnë vendin nën ndikimin e një vale të nxehti, duke bërë që temperaturat e larta të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
