Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Mesopotam-Livadhja, në afërsi të fshatit Dërmish.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme, kur motori me drejtues shtetasi Piro Miconi, 34 vjeç, është përplasur me një lopë dhe ka humbur drejtimin.
Menjëherë pas kësaj, motori është goditur nga një automjet që po kalonte në aksin rrugor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, shtetasit Kristi Leka.
34-vjeçari Miconi është nisur sot në mëngjes me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa Leka ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Sarandës. Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestoje drejtuesin e automjetit, shtetasin Mico Gerbura.