Motori përplaset me betonierën në Tiranë, njëri nga drejtuesit pëson dëmtime, dërgohet një spital

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë. Një motor është përplasur me një betoniere dhe për pasojë është dëmtuar një nga drejtuesit, i cili është dërguar për mjekim në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.

Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 25.06.2022 16:47