Një aksident ka ndodhur në Fier me pasojë lëndimin e një personi në qendër të qytetit.
Një motor picerie ka qenë më shpejtësi tej normale të lejuara ku pranë vijave të bardha ka përplasur një të moshuar i cili po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Drejtuesi i motorit pasi e ka përplasur të moshuarin është larguar nga vendngjarja.
Aty ku ndodhi aksidenti ka mbërritur ambulanca dhe policia ku kjo e fundit po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe kapjen e drejtuesit të motorit.