Moti i keq, rruga Peshkopi-Lurë e bllokuar prej 4 ditësh, disa zona pa energji elektrike në Dibër

Rruga e Arbrit vijon të ketë problem për shkak të dënorës. Konkretisht në Qafë Murriz kalohet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.

Gjithashtu rruga Peshkopi – Lurë vijon të mbetet e bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës.

Ndërkohë disa zona në qarkun Dibër janë pa energji elektrike. Probleme ka dhe në Terrnovë të madhe dhe Terrnovë e Vogël dhe në disa fshatra të Martaneshit, ndërsa energjia elektrike ka munguar në disa zona

Disa fshatra ngelen të izoluara ku trashësia e dëborës varion nga 40-50 cm./albeu.com/