Moti i keq pushton Evropën, Gjermania dhe Franca përballen me përmbytje

Teksa reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në shumë shtete, edhe në Evropë janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të ftohta.

Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në vendet nordike, ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar në makinat e tyre për orë të tëra përgjatë autostradave të bllokuara, raporton SKY NEWS.

Energjia elektrike u ndërpre në rreth 4,000 shtëpi në Suedi, ku temperaturat ranë në -38 gradë Celsius, sipas radios publike suedeze.

Në komunën Enontekio në Finlandë, pranë kufirit me Norvegjinë dhe Suedinë, regjistroi temperaturën më të ulët të vendit këtë dimër në -43.1C.

Ndërkaq, në Gjermani, reshjet e dendura të shiut kanë rifilluar në rajonet që kanë përjetuar përmbytje të vazhdueshme gjatë dy javëve të fundit.

Pas disa ditësh shiu dhe rritje të ujërave, disa qytete në Francën veriore mbetën nën ujë.

Një burrë 73-vjeçar, u gjet i vdekur në makinën e tij pjesërisht të zhytur në ujë pranë qytetit të Nantes, tha shërbimi kombëtar i xhandarmëve të Francës.


Shtuar 5.01.2024 11:11