Shiu i kthen rrugët në lumenj në Spanjë, uji i vrullshëm merr para makinën (VIDEO)

Spanja është goditur nga përmbytje të mëdha si pasojë e motit të keq, teksa situata nuk duket aspak e mirë në Murcia, ku makinat kanë filluar të rrëmbehen nga rrjedha e ujit.

Pamjet tregojnë shoferin që përpiqet të kalojë një rrugë të përmbytur në Molina de Segura përpara se makina të përfshihej nga ujërat e vrullshëm.

Shirat e rrëmbyeshëm që pasuan një thatësirë të zgjatur i kthyen rrugët në lumenj në qytetet përgjatë bregut të Mesdheut të Spanjës.

Shiu i dendur ka goditur gjithashtu Spanjën qendrore, si dhe në dhe rreth kryeqytetit Madrid.

Më herët gjatë javës, autoritetet spanjolle mbyllën shkollat, universitetet dhe qendrat e kujdesit ditor si një masë paraprake për shkak të motit.


Shtuar 27.05.2023 17:51