Moti i keq pezullon lundrimin detar në Vlorë

Moti i paqëndrueshëm ka pezulluar lundrimin detar për anijet e vogla dhe peshkarexhat në Vlorë.

Era me shpejtësi deri ne 25m/s dhe deti me lartësi deri në 7 ballë, ka bërë që kapiteneria e portit të Vlorës të njoftojë të gjitha mjetet lundruese që të qëndrojnë në vendet ku janë të mbrojtura nga deti me dallgë dhe era e fortë.

Ndërkohë që trageti i linjës Vlorë- Brindisi ka dalë në Rad (det të hapur) pasi qëndrimi i tij në kalatë rrezikon përplasjen.

Moti me me erë dhe deti me dallgë do te vijojë deri ditën e shtunë./Albeu.com/


Shtuar 10.03.2023 11:09