MOTI/ Fundjava me temperatura të larta, por si pritet të nisë java

Kjo fundjavë ka ardhur me temperatura të larta, në krahasim me ditët që kemi lënë pas, por sërish motit mbetet i paqëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot vendi do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme. Edhe të dielën do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Orët e mëngjesit do të jenë kryesisht të kthjellëta por në mesditë e pasdite kryesisht në jug e juglindje parashikohet dendësim vranësirash dhe reshje shiu.

Java do të nisë me mot të paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira shpeshta, ku në zonat malore dhe zona të izoluara në ultësirën perëndimore do të ketë shira të dobët.