Moti me diell dhe temperatura të ulëta do vazhdojë të në shoqërojë edhe ditën e hënë.
Në fakt e gjithë java që presim përpara të jetë një javë “tipike” e pranverës, por në fund të saj do të rikthehen reshjete shiut dhe dëborës.
Temperaturat do të shkojnë deri në -6 gradë minimumi në Bajram Curr dhe 17 gradë maksimumi në Durrës, Elbasan, Fier dhe Sarandë.
Edhe pse pjesa më e madhe e ditës së nesërme do të jetë e kthjellët nuk do të mungojnë vranësirat e pakta dhe kalimtare në relievet malore.
Era parashikohet të fryjë e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-6 m/s. /albeu.com