Dita e martë parashikohet me mot të paqëndrueshëm!
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit. Gradualisht në orët e mëngjesit reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë ultësirës perëndimore.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht përgjatë ultësirës perëndimore, hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar.
Lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era nga kuadrati i jugut, deri në 18 m/s.
Deti – Valëzim deri në 3-5 ballë.