Dikur dy fëmijë të vegjël sot janë rritur dhe kanë marrëdhënie më të afërt me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë pikërisht për Beatrix Ramosaj dhe vëllain e saj Alban Ramosaj.
Ka qenë vetë Trixa e cila ka publikuar disa foto të ëmbla nga fëmijëria e saj ku nuk ka ndarë në asnjë moment edhe vëllain e saj Albanin.
Në njërën prej fotove, shfaqet Beatrix e vogël ndërsa në tjetrën shfaqet këngëtarja me Albanin, vëllain e saj.
Të dy këngëtarët i kemi parë në cdo vend pranë njëri-tjetrit duke i ofruar mbështetje dhe duke kaluar pjesën më të mirë të kohës bashkë ku dhe shpesh i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet e tyre muzikore.
Nga ana tjetër, Albani ka bërë me dije se do të vijë me disa këngë, ku nuk përjashtohen as bashkëpunimet.
Beatrix Ramosaj është një personazh shumë i përfolur që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Ajo ka treguar se është bullizuar shumë nga shoqëria shqiptare pas daljes nga reality-show.
Këngëtarja tashmë është fokusuar te karriera e saj, ku menjëherë pas daljes nga reality-show, ajo publikoi këngën “Faj”./albeu.com