“Mosveprimi i shteti është inkurajues për vrasësit”, Xhixho për masakrën e Paskuqanit: Gratë e Kuvendit duhet të ndihen sot të turpëruara

Deputetja e PL, Erisa Xhixho ka ngritur zërin në Kuvend lidhur me masakrën e djeshme ku Dan Hurta i mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera. Ajo ka bërë përgjegjës shtetin dhe theksoi se Shqipëria e sotme është e pasigur për gratë, vajzat dhe fëmijët.

Xhixho: Mosveprimi i shteti është inkurajues për vrasësit. Ne gratë e Kuvendit dhe të qeverisë sot duhet të ndihemi të turpëruara sepse nuk ia dolëm dot të mbronim viktimat dhe të plagosurat e djeshme nga vrasësi që shteti e la të lirë. Shteti e la të lirë për të vrarë dhe vrasësi vrau. Keni krijuar një Shqipëri të pasigurt dhe armiqësore për gratë dhe vajzat, për fëmijët. Ju nuk dëgjoni të vërtetat ulëritëse të këtij realiteti që përballemi çdo ditë.

Për sa i përket mocionit me debat që opozita kishte 2 muaj që e kërkonte me kryeministrin Rama, Xhixho tha se ky i fundit nuk dha asnjë përgjigje në Kuvend. Sipas saj, Rama bëri shown e radhës dhe u përpoq që t’i hidhe hi syve shqiptarëve.

Xhixho: Pas dy muajsh kryeministri erdhi për të dhënë shown e radhës. U përpoq të relativizojë një çështje të madhe, të parën në historinë e kryeministrave shqiptarë. Kryeministri i ra shkurt duke mos dhënë asnjë përgjigje. U përpoq të hidhte hi syve. Kryeministri nuk ka dha përgjigje për 225 mijë dollarët që i janë paguar agjentit menjëherë pas takimit me të. Kryeministri e ka njollosur zyrën e kryeministrit shqipgtar dhe kjo njollë i vjen nga përtej oqeanit./Albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 16:04