Në një moment kur Suedia dhe Finlanda janë një hap larg anëtarësimit në NATO, nuk ka vonuar reagimi i Rusisë.
Moska shprehet se zgjerimi i NATO-s është një lëvizje “destabilizuese”, e cila nuk do të sjellë siguri më të madhe për vendet anëtare të Aleancës.
“Zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s, me hyrjen e Suedisë dhe Finlandës, është një lëvizje “destabilizuese”, i cila nuk do të sjellë siguri më të madhe për vetë anëtarët e Aleancës”, është shprehur zëvendësministri i Jashtëm rus Serghei Ryabkov, cituat nga Interfax./albeu.com