“Moska do hyjë në panik”, kërcënon Ukraina: Do prishim urën që lidh Rusinë me Krimenë

Një gjeneral i lartë ukrainas kërcënoi këtë javë se do të shkatërronte një urë të madhe që lidh Rusinë me gadishullin e okupuar të Krimesë duke përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë. Dailymail shkruan se gjeneralmajor Dmytro Marchenko tha të mërkurën mbrëma se Kievi e konsideronte urën 745 këmbë të Kerçit një objektiv legjitim ushtarak në luftën e vazhdueshme të vendit të tij kundër forcave pushtuese të Vladimir Putinit.

Duke folur për mediat ukrainase Marchenko e përshkroi urën prej 2.7 miliardë funtesh si një ‘kordon kërthizor’ që furnizon përforcime ruse në jug. Kur u pyet se çfarë planifikoi të bënte ushtria e Ukrainës me armët e reja të avancuara që Kievi po i kërkon Perëndimit t’i japë, ai i tha botimit se ura do të ishte ‘objektivi ynë numër një’.

“Duhet ta shqyejmë këtë kordon kërthizor për të prerë përforcimet (ruse). Sapo të bëhet, (Moska) do të hyjë në panik”, tha ai.a/lbeu.com


Shtuar 17.06.2022 19:17