Turqia dhe Siria janë duke u përballur me një bilanc katastrofik sa i përket numrit të të vdekurve.
Në Turqi tashmë numri i afrohet shifrës 20 mijë, ndërkohë që mijëra të tjera nuk janë numëruar pasi nuk janë identifikuar ende.
Ndërkohë që numri i të vdekurve rritet, ekipet e shpëtimit janë duke punuar ende në rrënoja me shpresën se mund të gjejnë të tjerë të gjallë edhe pse shpresat janë të pakta pas pesë ditësh.
‘Korkma, geldik’ diyen AFAD ekibine minik Sare’den ağlatan cevap: “Acele etmeyin, bir şeyim yok”#Deprem pic.twitter.com/TzPq0lvUtE
— mühendisyen (@muhendisyenn) February 9, 2023
Sëfundmi është shpëtuar një 7-vjeçare e quajtur Sare, e cila bën një dialog interesant me ekipet e shpëtimit teksa ata i thonë se shumë shpejt do ta nxjerrin nga rrënojat.
“Mos u nxitoni, jam mire!”, shprehet ajo teksa përgjigjet se tani ishte me pushimet e semestrit pasi kishtë marrë një diplomë me nota të mira për semestrin e parë. /albeu.com