“Mos u bëj legen”, Dashamir Shehi përplaset me Eduart Shalsin në Komisionin e Ekonomisë

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate dhe u mbyll po me debat mes kryetarit të Komisionit Eduart Shalsi dhe deputetit të opozitës Dashamir Shehi.

Ishte Shalsi, ai i cili i kërkoi në fund të mbledhjes deputetit opozitar që të mos qeshte kur flisnin kolegët e mazhorancës.

Kjo bëri që Shehi të shpërthente duke i thënë të mos bëhet legen.

Pjesë nga debati:

Eduard Shalsi: Unë nuk besoj se as zoti Shehi, as ndonjë deputet tjetër nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme është që edhe kur nuk biem dakord mos të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Konstatova dy fakte dhe shpreha dy shqetësime, sikundër që çdonjëri prej jush është i bindur t’i thotë. Unë kam përgjegjësinë të moderoj këtu por nuk kam asnjë të drejtë mbi ju. Shpreh bindjen se Komisioni do të vijojë me profesionalizëm duke kundërshtuar njëri-tjetrin, por duke qenë të papëlqyeshëm për njëri tjetër. Nëse dikush do të ndërtojë një objeksion, do të bëjë ironi, do qeshi do të marrë një fjaë apo kundërshti nga personi tjetër, atëherë natyrisht, por mua nuk më shqetësojnë debatet konstruktive, as shpotitë dhe as të qeshurat ndonjëherë për sa kohë nuk janë dashakeqe, sikundër nuk ishte dhe rasti konkret.

Dashamir Shehi: Shiko po ja kursej këtyre kolegëve këtë muhabetin sepse është i kot ky moralizmi. Këtu nuk je pronari i fronit këtu. Për gjestet e pahijshme që bëjmë ne mbajmë përgjegjësi personale. Zonjën e njoh që fëmijë dhe nuk pas qëllim as të qeshë dhe as ta poshtërojë. Ky është një budallallëk i kot. Pse qeshe ti? Unë mund të qesh dhe kur thua ti ndonjë fjalë. Jam 64-vjeç, kam 30-vjet në këtë parlament, mos e bë më dhe kaq. Mos e bë më dhe kaq, legen!

Eduart Shalsi: Çfarë mos të bëj më?

Dashamir Shehi: Po më jep mua leksion ti për edukatën klëtu në parlament. Kam qenë shembulli i edukatës këto 30-vjet./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 12:48