Mos harroni çadrat! Nesër do të ketë rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

Nwse keni planifikuar pushime kwtw javw, bwni mirw t’i shikoni swrish pasi fundjava pritet tw jetw dinamike, sipas sinoptikanes sw Metoalb Adiola Bani.

Sot herë pas herë do ketë kalime vranësirash ndërsa reshjet do të jenë të papërfillshme kryesisht në zonat Jugore vetëm gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe duke u gdhirë dita e dielë.

Sipas sinoptikanes Adiola Bani, e diela paraqitet me vranësira të shpeshta në të gjithë vendin të cilat në zonat Jugore e Jug-Lindore do sjellin herë pas herë rrebeshe afatshkurtra shiu.

Më pak reshje presim në zonat Qendrore dhe ato Lindore, ndërsa Veriu paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare.

Sot sa i përket temperaturave të ajrit do kemi rritje me 2 gradë duke bërë që termometri të ngjitet në 31 gradë.

E diela do ketë rënie të temperaturave jo vetëm gjatë mëngjesit por dhe gjatë ditës duke bërë që vlerat të luhaten nga 11 deri në 29 gradë celcius. /albeu.com/


Shtuar 11.09.2021 14:16