Mos e harroni! Ka disa arsye të forta pse duhet ta lani gjuhën vazhdimisht

Një nga gabimet që bëjmë kur lajmë dhëmbët është se harrojmë të lajmë gjuhën.

Sipas ekspertëve, më shumë se 700 lloje të ndryshme bakteresh jetojnë në gojën tonë. Gjuha vepron si një sfungjer për mikrobet. Edhe pse jo të gjitha janë të rrezikshme për shëndetin, kur bakteret e rrezikshme shumohen në sipërfaqen e saj, ato mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin.

Shikoni tre arsye pse duhet ta lani atë me furçë…

1. Ndryshimi i shijes

Kur nuk e lani gjuhën, një shtresë bakteresh, mbetjesh ushqimore dhe qelizash të vdekura krijohet në sipërfaqe, gjë që bllokon ndjenjën e shijes. Kur ta pastroni gjuhën nga e gjithë kjo, shija do të kthehet gjithashtu.

2. Era e keqe e gojës

Era e keqe e gojës është problemi kryesor për dikë që nuk e pastron gjuhën. Kjo është për shkak të përhapjes së baktereve që zakonisht “fshihen” në pjesën e pasme të gjuhës. Prandaj është e rëndësishme të lani gjuhën tuaj duke vendosur furçën e dhëmbëve ose mjetin special për pastrimin e gjuhës sa më shumë që të jetë e mundur.

3. Sëmundja periodontale

Një përqendrim i tepërt i baktereve në gjuhë mund të prekë dhëmbët si gingiviti apo inflamacioni i mishrave të dhëmbëve, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë mund të çojnë në periodontitis. Përveç humbjes së dhëmbëve, e cila është një rrezik i madh, sëmundja periodontale shoqërohet me një rrezik të shtuar të atakut në zemër, goditjes në tru dhe abortit. /albeu.com


Shtuar 12.03.2023 16:00