Pyetja: Nuk ka reagim nga selitë diplomatike në Tiranë, a keni pasur komunikim apo urime nga diplomatë të huaj?
Meta: Nuk kam shqetësim nëse nuk ka, shqetësim është kur nuk reagojnë partizanët për aferat. Nuk kam asnjë shqetësim tjetër, janë afera që ua kam bërë të ditur me letra në dorë, unë jam i lumtur nuk pres vota nga ndërkombëtarët unë e kam me shqiptarët. Cdo detyrim i Shqipërisë me NATO do të plotësohet në mënyrë të shkëlqyer, siç ka ndodhur kur kam qënë ministër. Jan të tjerë ata që bëjnë historira i përfshijnë në politika të brendshme, duan të bëjnë politikë duke spekuluar, e duke mos përmbushur detyrimet si një vend që duhet të kishte hyrë në BE e jo të bënte dhe festa.
Me zgjedhje në cdo rast
Pyetje: Do komunikoni me Berishën për protestë?
Meta: Do komunikojmë me çdo njeri që kërkon triumfin e demokracisë, nuk kemi asnjë përjashtim për askënd. Të tjera janë procedura.
Pyetja: Pse mendoni se protesta do të përmbysin qeverinë?
Meta: Nga pseudoprotesta, pyesni Jozefinën./albeu.com