Apeli ka lënë në burg drejtorin e IKMT-së në Dibër, Lutfi Miftarin i cili u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.
Në burg ka mbetur dhe Eljo Elezi, adminstrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër i cili korruptoi Miftarin.
Kujtojmë se, arrestimi i këtyre personave u bë pasi Lutfi Miftari ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet Eljo Elezi shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar te ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.
Në cilësinë e provës materiale shtetasit Lutfi Miftari, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi Eljo Elezi.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Lutfi Miftari, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj./albeu.com