Mori paratë nga një pikë këmbimi valutor dhe po nisej drejt bankës, zbulohet shuma e majme që iu grabit taksistit në Tiranë

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja që ndodhi pasditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku dy persona të maskuar i grabitën një shumë të majme parash një taksisti, pak pasi ky i fundit i kishte marrë nga një pikë këmbimi valutor.

Sipas deklarimit të dhënë nga punëtori i echange para policisë, raportohet se shuma e grabitur përllogaritet të jetë rreth 220 mijë euro.

Thuhet se taksisti ka pasur rolin e transportuesit të parave, pasi pas tërheqjes në pikën e këmbimit valutor do t’i transportonte drejt një banke të nivelit të dytë./PANORAMA


Shtuar 4.10.2024 17:46