Petrit Doda, deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, nuk do të regjistrohet me Grupin Parlamentar të PD-së, por si deputet i pavarur.
Doda mori mandatin e lënë nga Alfred Rrushaj.
Deputeti më i ri ka shpjeguar se vendimin për tu regjistruar si deputet i pavarur ia ka komunikuar edhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.
“Unë shkova në Parlament si deputet i opozitës, demokratët më kanë mbështetur. Ngelem deputet i opozitës, por nuk jam as vegël e Edi Ramës dhe as nuk dua të prish balancat brenda grupeve. Ato duhet të bashkohen dhe të çojmë demokratët në pushtet. Krerët i kanë punët e tyre në terezi. Ndërsa demokratët janë në rrugë të madhe, janë pa punë, pa pensione. Unë nuk dua të prish balancat”, tha Doda.
“Unë u futa në listën e kandidatëve me siglën e Legalitetit dhe vendimin e kam konsultuar edhe me Princ Lekën dhe deputetët më të vjetër. Vendimin tim ia kam komunikuar edhe Flamur Nokës. Ai ka për qëllim të bëjë riformatim. Unë nuk jam me grupin e Alibeajt, është keqinterpretuar. i kam kolegë dhe i respektoj. Unë u kam thënë “pajtohuni me demokratët të rrezojmë regjimin e Edi Ramës”./Albeu.com/