Gëzim Topçiu është rikonfirmuar për herë të 7-të në postin e kryebashkiakut në Maliq.
Në një deklaratë për mediat pas shpalljes së rezultatit, ai u shpreh se kjo fitore është një përgjegjësi e madhe ndaj votuesve që e përzgjodhën në krye të bashkisë.
“Ende vazhdojmë punën, nuk është punë mandatesh por është punë për komunitetin. Prekem është mandati i 7-të, është përgjegjësi e madhe, edhe ndaj atyre që më kanë vendosur të konkurroj.
Mirënjohje për të gjithë komunitetin, falënderoj të majtë e të djathtë. Po mendoj kush janë punët e radhës që do të bëjmë.
I them kundërshtarëve nuk fitohen votat vetëm muajin e zgjedhjeve, por fitohet me punë çdo ditë, pranë njerëzve duke u shërbyer atyre. Nëse nuk i shërben ata të lënë në baltë”, tha ai.