Morën vaksina “lart e poshtë”, Manastirliu krenare: 13010 vaksinime kundër COVID sot

Ditën e sotme në vendin tonë janë kryer 13 010 vaksinime kundër COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë në vendin tonë Ogerta Manastirliu.

Me anë të një postimi në Twitter, ministrja shkruan se deri më tani në vendin tonë janë kryer 185 496 vaksinime në total.

“13010 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh janë kryer 185 496 vaksinime”, shkruan ministrja Manastirliu.

Në vendin tonë procesi i vaksinimit po vijon aktualisht me grupmoshën mbi 70-vjeç, gazetarët dhe efektivët e policisë.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pas tyre në radhë për të marrë vaksinën janë punonjësit e hoteleve, për të cilët procesi pritet të përfundojë brenda muajit qershor si dhe punonjëset e fasonerive.

Kujtojmë se edhe pse qeveria u shpreh negativisht për vaksinën ruse dhe kineze, sasia më e madhe e vaksinave në Shqipëri janë pikërisht nga këto furnizues, duke treguar edhe njëherë sa e lehtë është për qeveritarët të jenë kontradiktorë përballë popullit shqiptar. /albeu.com/


Shtuar 3.04.2021 21:00