Hoti, Veliu dhe Selmanaj nuk votojnë për Presidentin e Kosovës

Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, nuk kanë marrë pjesë në votim në rundin e parë.

Ata nuk janë ngritur në momentin që i është thirrur emri.

Ndryshe, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, që i bie gjithësej 80 vota.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë./


Shtuar 3.04.2021 20:48

Tags: ,