Morën 3.9 milion lekë ryshfet, gjykata lë në burg mjekët e Spitalit të Traumës

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë “Arrest me burg” për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj.

Ndërkohë për shtetasin Fatbardh Dyli, babai i shtetasit të plagosur Elmedin Dyli gjykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke e liruar atë, kjo me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës.

Dy mjekët dhe infermierja janë të dyshuar për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër rrëzoi kërkesën e prokurorisë që kjo dosje t’i kalojë SPAK për hetim të mëtejshëm.

Në njoftimin për mediat, policia tha se “ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit Elmedin Dyli, i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi Fatbardh Dyli dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit. Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro”.a


Shtuar 6.07.2021 13:44