Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shfaqur ndryshe gjatë ditës së sotme.
Përmes një fotografie të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Kryemadhi shihet në timon, duke drejtuar automjetin e saj.
Në makinë me të është edhe anëtarja e LSI, Elona Guri. Kryemadhi e lë mister destinacionin, ndërsa i kërkon Gurit të mos tregojë se ku po shkojnë.
“Mos trego se ku po ikim Elona Guri”, shkruan Kryemadhi krah fotos./albeu.com/