Ministri i Jashtëm i Çekisë ka njoftuar zyrtarisht para delegacionit shqiptar se “erdhi momenti që të hapen negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë”.
“Momenti nisi”, tha ai duke njoftuar kështu hapjen e negociatave.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/469345825021897
Ministri i Jashtëm i Çekisë parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Europian. Ai tha se BE pret që Shqipëria të respektojë traktetet e Bashkimit Europian mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave.
“Të mirat për të dyja palët janë të qarta. BE është parteri juaj më i madh për të mirat në investimet e juaja. Presim përpuethshmëri në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë më i besueshëm, më dinamik. E i vendos shumë vend një zbatimit të konsensusit të zgjerimit. Në përputhshmëri të 25 marsit të vitit 2020 Këshilli miratoi në 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm konsensusin e zgjeruar të integrimit. Negociatat synojnë zgjerimin në qasjen e BE-së. Shqipëria duhet që të përkrahë dhe të zbatojë të gjitha reformat, veçanërisht reforma për korrupsion, reforma e krimit të organizuar, administratën publike.Mirëpresim faktin që Shqipëria është në dakordësi të plotë për politikat e BE. Mirëpresim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, do ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi ju presim të jeni si një anëtar me të drejta të plota“- tha ia,
Po ashtu, ai theksoi domosdoshmërinë që Shqipëria të jetë një shtet ligjor, ku zbatohen të drejtat e njeriut duke përfunduar edhe Reformën në Drejtësi, reformën në administratën publike si edhe reforma të tjera të ngjashme.
“Këto do të jenë baza e negociatave duke i krijuar kohë të mjaftueshme Shqipërisë dhe KE-së që të shihet më pas se si kanë shkuar gjërat”, tha ai.
Pas tij e mori fjalën shefi i diplomacisë europian, Borrel i cili tha se kjo është arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë.
“Sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë. Shqipëria do të bëhet anëtare e BE dhe me këtë BE-ja po merr një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të vet. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke sjellë përfitime dhe për shoqërinë shqiptare. Ne e dimë që kjo vjen me një çmim të kartë dhe ky çmim i lartë është që jeni pjesë e disa vendeve të padëshirueshme, pro duke qenë pjesë e komunitetit më të dëshirueshëm që është BE. Ju keni harmonizimin 100% me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE-ja. Kemi nevojë për ju, bashkë jemi më të fortë”, tha ai.
Nga ana tjetër i deleguari i KE-së për Shqipërinë, Oliver Varhelyi theksoi se Shqipëria priti me durim.
“Nëse ka diçka të mençur që und të themi për Shqipërinë është që durimi strategjik është shpërblyer. Shqipëria është një vend kandidat me qëllimin e qartë për tu anëtarësuar në BE. Përgjatë gjithë këtyre viteve kemi punuar fort dhe kemi qëndruar në krah tuaj. Kjo konferencë shënon një kapitull të ri ne marrëdhënien me BE. Shqipëria vijon të përmbushë të gjitha kushtet për të hapur negociatat e anëtarësimit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë për tu lavdëruar. Në këtë fazë të re që është shumë kërkuese Shqipëria do intensifikojë përpjekjet e saj për të përmbushur kushtet. Kuadri negocioues që po prezantohet sot ofron një bazë të shëndosh për negociatat e anëtarësimit. Besoj te ju për të zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse gjatë këtij procesi. Do të ishte thelbësore të komunikojmë gjatë gjithë këtij procesi me publikun. Komisioni do t’ju mbështesë në përballjen e të gjitha sfidave që përfshin procesi i anëtarësimit, përfshirë këtu anën financiare”, thai ai.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Rama tha është një ditë historike, të cilën shumëkush, edhe në BE besonte se nuk do të vinte. Rama theksoi se Shqipëria kishte luftuar gjatë edhe kundër kësaj ideje.
“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për shumë kohë luftuam kundër besimit se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Ju e dini që ne Shqipëri ne nuk jemi dakord për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona: Nuk ka rrugë tjetër përveç BE-së. Është misioni ynë dhe fati ynë.
Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Evropa është e para herë që ne të bënim një zgjedhje. E bëjmë këtë sepse besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë. Por edhe sepse sponsorizon një tjetër mënyrë të menduari në rajonin tonë”, tha Rama.
Rama tha se Shqipëria ka bërë mjaft reforma të dhimbshme por të duhura. Kryeministri përmendi Reformën në Drejtësi duke theksuar se tashmë kemi institucione të reja, të ngritura nga rrënojat e të vjetrave. Kryeministri theksoi se kjo maxhorancë nuk ka mbrojtur askënd ndaj drejtësisë.
Rama shtoi se një Ballkan që synon integrimin në BE do të jetë më i sigurt dhe më paqedashës duke shpëtuar nga fantazmat e së shkuarës.
“Më besoni, në një zonë si Ballkani, më shumë shqetësim për idealet e integrimit eur9opian do të thotë më pak fantazma nga historia në jetën tonë politike”, tha Rama duke shtuar se “Europa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqe, sigurie dhe prosperiteti”.